Sipas zëvendësministres së Shëndetësisë, Mina Gaga, pilulat antivirale do jenë të disponueshme për qytetarët mbi moshën 18 vjeç me probabilitet të lartë për të shfaqur simptoma të rënda nga infeksioni i Covid-19, raporton zougla, përcjellë albora.ch.
Marketing
Sipas Mina Gaga, pilula nuk do jetë e disponueshme për gratë shtatzëna.
Zonja Gaga bëri të ditur se pilulat antivirale ‘Merck’ do të dërgohen në shtëpinë e pacientit me postë, për të shmangur shqetësimin e qytetarëve.
Merck dhe Ridgeback Biotherapeutics njoftuan të premten se gjashtë teste laboratorike kanë treguar se ilaçi i tyre eksperimental për COVID-19, molnupiravir funksionon kundër variantit shumë ngjitës Omikron të koronavirusit./albora.ch
Marketing