Ministri i Shëndetësisë ne Greqi, Thanos Plevris u shpreh se të gjithë punonjësit shëndetësorë që nuk do të jenë të vaksinuar kundër koronavirusit deri më 31 mars, do të pushohen nga puna, raporton skai.gr, përcjellë albora.ch.

Marketing

Sipas ministrit mjekët që nuk vaksinohen deri në këtë kohë jo vetëm që do të pezullohen nga puna, por nuk do të mund të ofrojnë shërbimet e tyre në asnjë shërbim të sistemit shëndetësor grek.

Për kreun e shëndetësisë helene masat që janë aktualisht në Greqi janë mjaft të buta dhe se qëllimi është që vazhdimisht të lehtësohen dhe të ruhen ato që janë absolutisht të nevojshme./albora.ch//

Marketing