Me datën 28.07.2022 rreth orës 13:00, nga Shqipëria për në Kosovë, ka ardhur vetura Land Rover me targa të Shqipërisë, të cilen e drejtonte shtetasi i Shqipërisë me inicialet  U.R., viti i lindjes 1992. 

Marketing

Vetura është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë.

Gjatë kontrollimit të veturë dhe numrit identifikues të veturës, është dyshuar se vetura është raportuar e vjedhur.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, kanë bërë verifikim më të detajuar të automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2021.

Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njëjti është ri–regjistruar në Shqipëri.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit  pranë P.Th Prizren, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe vetura të sekuestrohet.

Lënda për hetim i dorëzohet njësitit së autokrimeve për hetime dhe procedim të mëtejme

Marketing