Një video e montuar ku dukej Mihrije Braha në krahët e një mashkulli misterioz ka bërë xhiron e rrjetit së fundmi. Ky veprim nuk është pritur aspak mirë nga këngëtarja e cila është shprehur e indinjuar dhe ka paralajmëruar padi në një postim në Instagram.

Marketing

“Këta 2 veta kriminela që bëjnë montazhe të këtilla do të zihen shpejt dhe do të dënohen për këtë lloj krimi se krim është! Normalisht që unë nuk jam këtu dhe sigurisht që reagoj!

Është e tmerrshme ku shkon mendja e zezë e këtyre të mjerëve ! Une s’kam nevojë për famë o të mjerë se jam e famshme!

Asgjë që del prej këtyre plehrave nuk na bëjnë as mua as Naimin as familjen time që të ndjehemi keq, por për shkak të adhuruesve të sinqertë po reagoj duke ju premtuar se bashkë me organet e krimit kibernetik kemi me iu gjetur juve që jeni munduar me na fyer mua dhe familjen time! Mihrije Braha & Naim Abazi,”-është postimi i plotë i Mihrijes.

Marketing