Një 33 vjeçar shqiptar është vënë në prangat  policisë greke pasi akuzohet për vjedhje.

Marketing

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari është arrestuar në zonën e Heraklion të Atikës, në momentin që po hiqte kabllot e bakrit nga nënstacioni i një kompanie elektrike dhe e dërguan në Departamentin e Sigurisë Heraklion.

Pas kontrollit në posedim të tij janë gjetur dhe konfiskuar: kabllot e bakrit të hequr, me peshë 25 kg, 3 prerëse, një levë metalike, një çekiç dhe një pasaportë false. I arrestuari është dërguar në Prokurorinë Penale të Athinës.

Marketing