Në një kohë që Finlanda ka vendosur që të aplikojë për në NATO, zyrtarët e këtij vendi po përgatiten për çdo skenar të mundshëm.
![](https://www.albora.ch/wp-content/uploads/2023/01/ozone_zak_gif.gif)
Nën kryeqytetin Helsinki ndodhet një rrjet i madh bunkerësh bërthamorë, që mund të strehojë rreth 900 000 persona, në rast se Rusia i kthen në realitet kërcënimet e saj për ta “rrafshuar Finlandën për 10 sekonda”.
Një zyrtare e Bashkisë së Helsinkit tha për “Daily Mail”: “Si vend neutral, gjithmonë e kemi ndjerë nevojën për të mbrojtur veten dhe këtë gjë kemi bërë. Bunkerët nëntokësorë i kemi nga eksperienca jonë gjatë Luftës së Dimrit dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të gjithë kemi të afërm që kanë vuajtur nga këto trauma”.
Rrjeti i bunkerëve nëntokësorë finlandezë përfshin lokale, terrene sportive, pista për makina kart dhe parkingje makinash. Portat hyrëse për në bunkerët nëntokësorë janë shumë të trashë dhe e përballojnë fare mirë një shpërthim bërthamor./A2CNN
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/05/fin3-1132x720-1-943x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/05/fin5-1147x720-1-956x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/05/fin6-1000x553.jpg)