Rusia ka filluar hakmarrjen ndaj shtetit finlandez pas paralajmërimeve se ajo do t’i bashkohet NATO-s.

Marketing

Fingrid, operatori i rrjetit kombëtar të Finlandës, ka konfirmuar për skynews se nuk po furnizohen më me energji elektrike nga rusët.

Reima Paivinen, një nënkryetare e lartë në Fingrid, tha se janë “të sigurt se nuk do të kenë probleme të mëdha”, pasi që pritet të furnizohen nga Suedia.

Theksojmë se energjia elektrike nga Rusia përbën rreth 10 për qind të konsumit total të Finlandës.

Ndërprerja supozohet se ndodhi sepse pagesat e rrymës së shpenzuar nuk është paguar me rubla ruse, ashtu siç ka kërkuar Moska. Kjo gjithashtu erdhi pasi Finlanda konfirmoi se do të aplikojë për t’u bashkuar me aleancën më të fortë ushtarake të botës.

Ndryshe, Rusia ka paralajmëruar se do ta ndëshkojë edhe Suedinë, në rast se kjo do të fillojë procedurat e aplikimit në NATO.

Marketing