Dy të mitur, një shqiptar dhe një grek janë kapur nga  Policia në Janinë, pasi u futën kundravajtje për t’i shpëtuar arrestimit, pasi në mjetin e tyre kishin fshehur 67 kg kananis.

Marketing

Sipas medieve greke, patrullat e Policisë pikasën një automjet në të cilin ndodheshin dy autorët e dyshuar dhe iu bëri shenjë që të ndalojnë.

Por, drejtuesi i mjetit,  shqiptari jo vetëm që nuk ndaloi por u fut kundravajtje, në kah të kundërt në autostradën që lidh Igumenicën me Janinën për të shmangur efektivët. Pas përpjekjeve nga ana e Policisë, ata u ndaluan në afërsi të Janinës, ku nuk kishin asnjë mundësi arratisjeje.

Dy të miturit  do të akuzohen përveç transportit të lëndës narkotike,edhe për vënien në rrezik të udhëtarëve, si dhe për drejtim të rrezikshëm të automjetit.

Marketing