Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet E.I., për shkak se i njëjti dyshohet që ka kryer veprën penale “Mashtrimi”

Marketing

Sipas prokurorisë, i pandehuri i ka mashtruar mbi 40 klientë kinse po iu aranzhon pushime në Turqi, kështu duke përfituar mbi 44 mijë euro.

“Sipas aktakuzë, i pandehuri E.I., nga data 27 korrik 2022 në vazhdimësi  gjer me datë 14 shtator 2022, në agjencinë e tij turistike në Pejë, duke paraqitur fakte të rreme me qellim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, fillimisht ka mashtruar disa klientë me bileta udhëtimi në drejtim të Turqisë, e me këtë nxitë edhe shumë persona tjerë të kryejnë një veprim të tillë në dëm material të pasurisë se tyre, kinse ka aranzhuar biletave të udhëtimit dhe aranzhime në hotelet për pushime verore në Turqi, e me këto veprime i vë në lajthim mbi 40 viktima të cilëve u shkaktohet dëm material në vlerë mbi 44 mijë euro”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cilat i vihet në barrë.

I pandehuri nga muaji tetor i vitit të kaluar​, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës gjendet në masën e paraburgimit.

Marketing