Partia Socialiste ka kërkuar çregjistrimin  nga zgjedhjet vendore të 14 majit të kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” Rezart Tusha. Në shkresën që mban firmën e sekretarit për çështje zgjedhore në PS, Eridian Salianji, thuhet se kandidati Tusha rezulton i dëbuar nga Zvicra në vitin 1997 për drogë dhe nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizmit.

Marketing

“Në vlerësimin tonë kandidati nuk plotëson kushtet e parashikuara në nenin 45 të pikës 3 të kushtetutës. Kërkojmë që komisioneri të kryejë hetim administrativ të plotë, të gjithanshëm dhe të shpejtë pasi data e zgjedhjeve po afron. Aktualisht KQZ ka rastin që zgjedhësve të Bashkisë Shijak t’u ofrohet për zgjedhje një kandidaturë që të garantojë “besimin e publikut për funksionin e organeve të zgjedhura shtetërore” dhe në këtë kuadër kandidati Rezeart Tusha nuk e ofron aspak këtë garanci. Ndërprerja e kandidimit duke bërë çregjistrimin e në këtë fazë, në një eventualitet, mbron dhe garanton mirëfunksionimin demokratik të organeve të qeverisjes vendore”, thuhet në shkresën drejtuar KQZ-së.

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shijakut, Rezart Tusha, rezulton i dëbuar nga Zvicra në kuadrin e operacionit “Hydra” në vitin 1997, për posedim të lëndëve narkotike, duke iu ndaluar hyrja në Zvicër për pesë vite, një vepër penale kjo që sipas ligjit të dekriminalizimit të skualifkon nga gara për kryetar bashkie.

Marketing