Bananja mund të konsiderohet si një frut i nënvlerësuar në krahasim me frutat e tjera ekzotike, të cilat janë kthyer në trend.

Marketing

Por përfitimet e këtij fruti janë të shumta, sidomos kundër mbipeshës. Ajo i jep trupit tonë të gjithë ato gjërat e mira për të cilat ka nevojë. Ato përmbajnë shumë vlera ushqimore, vitamina, fibra, ëmbëlsues natyralë si sukroza dhe fruktoza

Si të humbisni në peshë duke ngrënë banane në mëngjes?

Dy ekspertë të mjekësisë tradicionale japoneze këshillojnë që njerëzit që duan të humbasin në peshë, të ndjekin dietën e bananes. Ky regjim ushqimor inkurajon:

Ngrënien e bollshme të frutave, ndërgjegjësimin ndaj niveleve të urisë dhe ngopjes, ngrënien e darkës para orës 20:00.

Ky regjim ushqimor nuk ka kufizime në planet e ushqyerjes apo numrin e kalorive.

Në vaktet e drekës dhe darkës mund të hani gjithçka të dëshironi por sekreti qëndron se duhet të ndaloni së ngrëni kur të ndiheni 80 përqind të ngopur. Për më tepër, nuk ka ëmbëlsira!/albora.ch/

Marketing