Elon Musk ka thënë se nuk ka një shtëpi dhe ka fjetur në shtretërit rezervë të miqve, pavarësisht se është njeriu më i pasur në botë.

Marketing

Musk tha se ai aktualisht nuk kishte një shtëpi dhe po qëndronte me miqtë rreth Zonës së Gjirit të San Franciskos, afër qendrës së Tesla-s, kur punonte në qytet.

“Unë nuk kam jaht, nuk bëj pushime, kështu që nuk është se konsumi im personal është i lartë. Një përjashtim është një aeroplan, por nëse nuk e përdor aeroplanin, kam më pak orë për të punuar,” – shtoi ai.

Musk ka një vlerë neto prej 251 miliardë dollarësh, dhe është individi më i pasur në Shtetet e Bashkuara dhe në botë.

 Ai është aktualisht në qendër të një oferte prej 43 miliardë dollarësh për marrjen e Twitter-it, por është penguar nga bordi i kompanisë./albora.ch/

Marketing