Fisnik Asllani ka nisur stërvitjet me skuadrën e Hoffenheimit në Bundesligë të enjten, por sulmuesi nga Kosova nuk do të jetë i gatshëm për fundjavë.
Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i skuadrës Sebastian Hoeness, i cili e ka vlerësuar lart talentin e tij.
“Fisnik Asllani ka nisur stërvitjet me skuadrën gjatë ditës së enjten, por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për ndeshjen e vikendit”, ka thënë fillimisht trajneri Hoeness.
Mediat në Gjermani kanë raportuar se ai ka qenë i sëmurë.
Hoffenheimi të shtunën në orën 15:30 luan kundër Augsburgut në “PreZero Arena”.
Megjithatë, trajneri i skuadrës ka dhënë lëvdata për stilin e lojës së Asllanit 19-vjeçar. Asllani debutoi në Bundesligë në fitoren kundër Leipzigut më 20 nëntor. Luajti vetëm një minutë.
“Fisnik Asllani është një tip i veçantë i sulmuesit. Ai është i gjatë, i talentuar teknikisht dhe shumë i shkathët. Në të njëjtën kohë, ai është inteligjent, i gatshëm për të mësuar dhe shumë ambicioz”, përfundoi trajneri Hoeness. /albora.ch/