“Punëtorët e kompanisë Mabetex Group në Kazakistan janë të sigurt”.

Marketing

Kështu kanë njoftuar nga kjo kompani përmes një postimi për media pas protestave masive që kanë nisur në Kazakistan tash e katër ditë, për shkak të rritjes së papritur të çmimit të gazit të lëngshëm.

Mabetex Group ka njoftuar të gjithë familjarët dhe të afërmit e punëtorëve të që punojnë në Kazakistan, se të gjithë janë mirë dhe gjenden të sigurt në ambientet e tyre ku jetojnë, si në konvikte, apartamente dhe hotele.

“Duke pasur parasysh ngjarjet e ditëve të fundit në Kazakistan dhe problemet e përkohshme me qasje në internet në vend, informojmë të gjithë familjaret dhe të afërmit e punëtorëve të Mabetex Group nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që punojnë ne Kazakistan, që të gjithë janë mirë dhe gjenden të sigurt në ambientet e tyre ku jetojnë, si në konvikte, apartamente dhe hotel”, thuhet në komunikatë.

“Të gjithë janë në vazhdimësi të informuar nga udhëheqësit e tyre lidhur me situatën”.

“Presidenti i Grupit Mabetex, Afrim Pacolli, është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e kompanisë atje dhe konfirmon që situata tashme është më e qete dhe nuk ka vend për panik dhe shqetësim”. /albora.ch/

Marketing