Ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Prishtinë ndaj kompanisë BCD Travel Agency, me dyshimin se ka mashtruar disa qytetarë të Kosovës. Thuhet se kosovarët u mashtruan duke iu marrë mijëra euro kinse për tu siguruar viza pune në shtetet evropiane.

Marketing

Një nga të përfshirët në këtë mashtrim, tha se pagoi mbi 5 mijë euro për veten dhe familjen, por nuk udhëtoi asnjëherë për në Suedi. Ai tha se pret që t’i kthehen paratë e humbura atij dhe mbi 500 qytetarëve, që siç theksoi ai u mashtruan.

Ndërkohë, nga agjencia BCD Travel, nuk pranuan të flasin, vetëm thanë shkurt se me këtë çështje po merret hetuesia.

Marketing