Edhe pse gjuha shqipe konsiderohet një prej gjuhëve më të vështira, Marko Riks – Gjerman, Florian Schwaitzer – Zviceran, Aron Huonder – Portugez, dhe Ruth Henrion – Zvicerane, janë të vendosur për të mësuar shqipen standarde, madje ata tanimë flasin shqip rrjedhshëm.

Njëra nga arsyet e para që i ka shtyer të mësojnë gjuhën shqipe sipas tyre është rrethi i tyre i shoqërisë shqiptare.

Ndërsa si arsye tjetër sipas Florian Schwaitzer – Zviceran është çiltërsia e shqiptarëve e cila e ka bërë që ky i fundit të blejë edhe banesë në Ferizaj të Kosovës.

Marko Riks, gjerman thotë se gjuha shqipe është e bukur, e që tanimë përveç që e ka mësuar vetë, ai po mban edhe kurse të gjuhës shqipe në rrjetet sociale për të gjithë të huajt që janë të interesuar.

Ndërsa Aron Huonder me prejardhje nga Portugalia ishte vetëm 6 vjeç prej kur ka filluar të mësoj e të flas shqip, pasi shoqëria e tij ishin shumica shqiptarë.

E Ruth Henrion tregon se i është dashur vetëm 1 vit e gjysëm që ajo ta mësoj gjuhën shqipe, ani pse tanimë ajo ka 25 vite prej që e flet këtë gjuhë rrjedhshëm.

E përveç gjuhës shqipe, ata tanimë kanë mësuar edhe të vallëzojnë shqip. Disa prej tyre kanë marrë pjesë edhe në dasma shqiptare ku thanë se këto dasma kanë një gjallëri shumë më ndryshë se dasmat në Zvicër.

Marketing

Intervistën e plotë e gjeni te emisioni “Fol Shqip Show”./albora.ch/

Marketing