Mexhid Rashiti edhe pse në moshë të re vendosi që të marr rrugët ilegale për t`u larguar nga Kosova.

Marketing

 Mexhid është i riu nga Gjilani që ka vite që jeton në Gjenevë. 

“Këtu dua të jetojë, kam ardhur ilegal, qëndrojë në Zvicër, punojë në Zvicër, por pa letra”, ka thënë ai për Albora.ch.

Jeta e tij deri më 24 prill të këtij viti ishte “normale”.

Por, në atë ditë jetesa e tij në Gjenevë mori një kthesë tjetër. Deri sa po ecte rrugës, Mexhid dëgjoi disa zëra që po kërkonin ndihmë, si një person human, ai u afrua dhe kuptoi se disa persona ishin në rrezik për jetë.

“Kur ka ndodhë ky rast kam qenë duke ecur rrugës dhe e kam dëgjuar një zë  që ka lypë ndihmë, një grua tjetër nga jashtë, jo ajo brenda, një familjarë tjetër”, ka shtuar ai.

 I riu nuk mendoi dy herë, hyri në ndërtesën që ishte përfshirë nga zjarri përmes një dritareje, përkundër flakëve të mëdha, Mexhdi vazhdojë që t’i kërkojë personat që ishin brenda.

Ai qëndroi brenda rreth 10 deri në 15 minuta në flakët e zjarrit. Mexhdi e gjeti një grua, dhe e shpëtoi atë. Por, i thanë që ka edhe fëmijë brenda. Mexhdi përkundër që kishte vështirësi në frymëmarrje nga tymi i zjarrit, ai hyri sërish në banesë për t`i kërkuar fëmijët,  por fatmirësisht nuk kishte fëmijë në banesë.

Por, fatkeqësisht, Mexhidi përfundoi në spital nga asfiksia.

Mexhid Rashiti

“Jam afruar ngatë dhe i kam pyetur se çka është bë, më tha është duke u kall banesa dhe ka njerëz brenda, dhe pa menduar, siç themi na shqiptarët pamenduar dy herë edhe e kam thyer  dritaren, kam ndenjur brenda 10-15 minuta, e kam gjet atë gruan e kam tërheqë e kam pru te dritarja, pastaj kam dëgjuar se ka edhe fëmijë, jam futur sërish brenda me pa se fëmijë ku ka, por për fatmirësh nuk ka pasë fëmijë. E kem nxjerrë atë gruan, kanë ardhur zjarrfikësit , e kem hipur në ambulantë, pastaj më ka marr edhe mua ambulanta, kem shkuar në spital, kam qëndruar deri të nesërmen, pastaj pasdite më ka marr policia në pyetje”, ka deklaruar Mexhidi.

Ai në spital qëndroi një ditë. Për aktin, e të riut nga Kosova, shkruan edhe mediat më të mëdha zvicerane, ku e quajtën Mexhidin hero.

Por, bashkë me këtë akt heroik bëri jehonë  edhe nacionalitetit i Mexhidit dhe Ivanes, gruas që e kishte shpëtuar i riu.

Mexhidi është shqiptar nga Kosova, kurse Ivana është serbe.

“Pastaj, portalet dhe mediat zvicerane kanë dalë, pas katër dite e kam kuptuar se është me origjinë serbe”, ka nënvizuar ai.

Për këtë, i riu shprehet për Albora.ch se është paragjykuar se ka shpëtuar një serbe, por për të më shumë ka rëndësia që ka shpëtuar një jetë.

Ai thotë se mund të ishte edhe nëna e tij mund ta kishte pësuar një fatkeqësi të tij, dhe se veprimin e tij “e ka bërë për Zotin”.

“Kam pas kritika dhe paragjykime negative-pozitive, por ajo nuk është kurrgjë hiq se duhet me bë mend se kishte mundur me qenë nëna ime, nëna e dikujt tjetër, ose e shtetase zvicerane ose franceze, sidoqoftë edhe me pas dit që është serbe unë kisha hi edhe e kisha shpëtuar sepse e bëj për Zot, nuk e bëj veç për njëri, po prapëseprapë me pa kësi raste prapë do të futna brenda”, ka theksuar ai.

Mexhdi për Albora.ch foli edhe për drejtimin që e ka marr jeta e tij pas këtij veprimi heroik që kishte bërë.

Mexhid Rashiti

Ai thotë se organet e rendit në Gjenevë e kuptuan se ai ishte “pa letra” në Zvicër.

Më 5 korrik, ai u dënua me gjobë ditore prej 4500 franga për qëndrim dhe punë të paligjshme

“E shkaku i gjobës ka ardhur se pse jam ilegal, 4500 franga  që më kanë dënuar, nuk është përfundimtare që e ka dërguar prokuroria, unë e kam kundërshtuar nuk e kam pranuar”, ka shtuar i riu nga Kosova.

Ndryshe, Mexhidi në fund ka theksuar se ende nuk ka aplikuar për lejë-qëndrim në Zvicër.

Albora.ch

Marketing