Zëdhënsja e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka thënë se së fundmi shumë aeroporte të BE-së janë prekur nga grevat e punonjësve që po ndodhin atje.

Marketing

Ajo tha se disa ditë më parë, shumë valixhe mungonin ose vonoheshin nga aeroporte të ndryshme evropiane.

Gara, në Facebookun e saj shkroi se një tjetër informacion u publikua sot nga Deutsche Lufthansa, se stafi tokësor i kësaj kompanie ka paralajmëruar grevë nga data 27 korrik 03:45 deri më 28 korrik, ora 06:00 .

Sipas saj, kjo pritet të ndikojë në operimet e kompanisë Lufthansa në aeroporte të ndryshme në të gjithë vendin.

“Gjatë kësaj kohe Lufthansa ka të parapara disa fluturime për në ANP ‘Adem Jashari’ LKIA: nga/për në Mynih, Duseldorf, Shtutgart, Frankfurt, dhe udhëtarët tanë që udhëtojnë me këtë linjë ajrore në datat e lartpërmendura mund të kenë anulime, vonesa të mëdha, apo edhe bagazh të humbur/vonuar”, shkroi ajo.

“Prandaj, lusim udhëtarët që udhëtojnë me Lufthansa, të jenë në kontakt me përfaqësuesit e kompanisë ajrore nëse ndodh ndonjë anulim/vonesë e fluturimit të tyre”, shtoi Gara.

Marketing