Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të udhëtojë për vizitë në Hagë gjatë ditës së sotme.

Marketing

Qëllimi i vizitës, e cila do të zgjasë tre ditë, është për të takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej më shumë se një viti mbahen në paraburgim në Hagë.

Lajmin për këtë vizitë e ka konfirmuar për Flamur Pireva, këshilltar i Ministres Haxhiu.

E nga kabineti i Haxhiut, njoftuan se ajo do të takohet me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën, por jo edhe me ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarin, Kadri Veseli. 

Arsyeja e mos takimit është se Thaçi e Veseli ende nuk ka kthyer përgjigje.

Ai tregoi se Ministrja Haxhiu, në Hagë, do të shoqërohet nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Buogujevci.

“Ministrja Haxhiu, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, do të jenë në vizitë në Hagë në datat 30, 31 mars dhe 1 prill”, tha Pireva./albora.ch/

Marketing