Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla vizituan sot komunën e Leposaviqit.

Marketing

Siç bëri të ditur Haxhiu, ajo me Sveçlën vizituan stacionin policor në Koshtovë dhe pikën e kontrollit tek Ura e Bistricës.

“Nga afër pamë punën dhe angazhimin e policisë së Kosovës.

I përgëzuam për angazhimin maksimal në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme.”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Marketing