Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një video i është drejtuar shqiptarëve të Malësisë e të diasporës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 marsit të këtij viti dhe të votojnë për Forumin e Partive Shqiptare.

Marketing

Haradinaj ka thënë se duke votuar numrin 5, shqiptarët si gjithëherë do të mbeten zot shpie.

“Ta votoni numrin 5 e të mbeteni zot shpie, ashtu siç keni qenë me nder gjatë gjithë historisë”, ka thënë Haradinaj.

Adresimi i plotë i Haradinajt:

Shumë të respektuar vëllezër dhe motra shqiptare në Malësi e në diasporë!

Më 5 mars merret vendimi. Malësia e kombi ynë ju kërkon që gjithë ju të votoni Forumin e Partive Shqiptare. Ta votoni numrin 5 e të mbeteni zot shpie, ashtu siç keni qenë me nder gjatë gjithë historisë.

I juaji, Ramush Haradinaj.

Marketing