Një grua 38-vjeçare dhe fëmija i saj 1-vjeçar është goditur nga një veturë në vendkalimin e këmbësorëve në Goldach SG të martën në mëngjes.
Policia kantonale e St.Gallen ka bërë të ditur se 38-vjeçarja ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa djali 1-vjeçar që ndodhej në karrocë, është lënduar lehtë, raporton Blick – transmeton Albora.ch.
Sipas hetimeve aktuale, gruaja ka kaluar në vendkalimin e këmbësorëve. Në karrocë ka qenë djali 1-vjeçar. Në të njëjtën kohë, një 22-vjeçar po lëvizte në rrugë me një furgon të dërgesave me të goditi gruan në vendkalimin e këmbësorëve.
Karroca me djalin 1-vjeçar është përmbysur. Vogëlushi ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe është dërguar me ambulancë në spital.
Nëna e fëmijës ka pësuar lëndime të rënda. Asaj i është dhënë ndihma e parë nga shërbimi i shpëtimit dhe mjeku i urgjencës dhe më pas është dërguar në spital.
Shoferi i furgonit nuk është lënduar.