Një grua ditë më parë vodhi disa ski luksoze brenda dhe rreth Davos GR dhe më pas tentoi t’i shiste ato në platforma online.

Marketing

Por i gjithë plani i saj dështoi kur Policia mori një denoncim nga një viktimë e përfshirë në rast, duke arrestuar më pas kështu gruan 57-vjeçare, raporton Blick – transmeton Albora.ch.

Sipas njoftimit të Policisë, e dyshuara ka vjedhur gjithsej katër palë ski në vlerë gati 5 mijë CHF në Davos dhe rreth saj.

Tre palë nga skitë u ofruan për shitje në internet me një çmim të volitshëm menjëherë pas vjedhjes.

Sipas policisë së Kantonit, i akuzuari ka pranuar dhe do të raportohet në prokurorinë publike të Graubünden.

Marketing