Pjesa e grave në pozicione drejtuese në korporatat e listuara në Indeksin e Tregut Zviceran arriti në 19%, ose gati një në pesë, gjatë 2021.

Rritja nga 13% në vitin 2020, është kryesisht falë një mesatare prej afro katër nga çdo dhjetë emërime të reja drejtuese në vitin 2021 për gratë, sipas një studimi.

92% e këtyre grave menaxhere vinin nga jashtë, përkatësisht Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca, tregon studimi i agjencisë së rekrutimit, transmeton albora.ch.

Marketing

Megjithatë, përfaqësimi i grave është i brishtë. Një nga sekretaret e shtetit, Marie-Gabrielle Ineichen-Fleisch, do të dalë në pension këtë verë. Dhe burrat ende zënë tre të katërtat e posteve drejtuese në administratën federale./albora.ch/

Marketing