Friedrich Ebert Stiftung (FES) ka paraqitur rezultatet e sondazhit kombëtar “Gratë në Kosovë-çfarë mendojnë, dëshirojnë dhe bëjnë”.

Marketing

Sondazhi me metodën ballë për ballë mblodhi të dhëna në shtatë rajone të Kosovës, me një mostër të rastësishme të rreth 1 mijë grave kosovare.

Nora Jusufi nga Kompania “IDRA -Research”, tregoi për metodologjinë e hulumtimit.

“Është bërë me 1 000 gra, të ndara në moshë dhe në rajone. Çdo e treta shtëpi është marrë në pyetje dhe në të ka qenë edhe marrja në pyetje e një gruaje që ka ditëlindjen së fundmi”.

“Prej tyre i keni pa të arsyeshme që 80 për qind të jenë shqiptarë dhe jemi munduar ta rrisim përqindjen, 10 për qind serbe, gjashtë për qind rom, ashkali e egjiptian, ndërsa 1 për qind për komunitetet tjera”, tha ajo.

Koordinatorja e programit në “Friedrich Ebert Stiftung” (FES), Besa Luzha, tha se Prishtina është me përqindjen më të lartë të grave pjesëmarrëse në këtë hulumtim.

Sipas saj, 74 për qind e të intervistuarve deklaruan që gjënë më të rëndësishme e kishin që të kenë fëmijë, ndërsa vetëm 1 për qind u deklaruan për përfshirje në politikë.

“Prishtina me 26 për qind, Prizreni me 22 për qind, ndërsa Peja dhe Mitrovica me 13 për qind, kanë qenë regjionet që është bërë ky hulumtim. Sa i përket jetës familjare, mbi 66 për qind kanë deklaruar se janë prind, ndërsa 41 për qind e tyre ishin të martuar, por pa fëmijë”.

“74 për qind e të intervistuarve deklaruan që gjënë më të rëndësishme e kishin që të kenë fëmijë, ndërsa vetëm 1 për qind u deklaruan për përfshirje në politikë, përqindja tjetër ishte për punësim etj”, tha Luzha.

Tutje u tha se edhe niveli akademik ishte i ulët, duke përfshirë edhe punësimin. Sipas saj, 61 për qind e gavre jetojnë në pronën e bashkëshortit, 6% kanë pronë të përbashkët, ndërsa vetëm 3 për qind kanë deklaruar se kanë pronë të tyre.

“Vetëm 6 për qind e grave kanë pronë të përbashkët me partnerin, 61 për qind jetojnë në pronën e bashkëshortit, ndërsa vetëm 3 për qind kanë deklaruar se kanë pronë të tyre”, tha tutje ajo.

Luljeta Demolli, drejtoreshë në Qendrën për Studime Gjinore, tha se gratë shqiptare janë më të kënaqura me nivelin e arritjes së barazisë gjinore në krahasim me gratë e komuniteteve joshumicë, raporton EO.

“Për gratë e komunitetit shqiptar janë më të rëndësishme disa vlera, përkundër atyre të komunitetit serb. Gratë shqiptare janë më të kënaqura me nivelin e arritjes së barazisë gjinore në krahasim me gratë serbe dhe ato të komunitetit joshumicë”.

“Në pyetjen nëse barazia gjinore është kërcënim për familjen tradicionale, gratë e komunitetit serb nuk e mendojnë një gjë të tillë, kurse ka të përbashkët gratë shqiptare me ato të komunitetit joshumicë”, tha ajo.

Marketing