Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në Prishtinë, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Marketing

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha se ka sekuestruar armën e përdorur dhe kanë arrestuar personin e dyshuar.

“Sot rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “George Bush”, në Prishtinë. Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat  menjëherë kanë arritë të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar”, thuhet në njoftim.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit./albora.ch/

Marketing