Partia në pushtet në Gjermani, SPD-ja, pret që projektligji për vaksinimin e detyrueshëm për Covid-9 të votohet nga deputetët në mars, tha udhëheqësi i kësaj partie në organin legjislativ.

Vendi tani po përballet me valën e katërt të infeksioneve dhe shkalla e vaksinimit mbetet relativisht e ulët në krahasim me disa pjesë tjera të Evropës.SPD-ja planifikon që të ketë të gatshëm një propozim të zgjeruar për vaksinim të detyrueshëm pas një debati parlamentar në fund të janarit, tha Rolf Muetzenich, anëtar i kësaj partie, shkruan Reuters, përcjellë albora.ch.

Kancelari Olaf Scholz e përkrah vaksinimin e detyrueshëm në përgjithësi dhe ka thënë se shpreson se do ta fusë në zbatim nga fundi i shkurtit.

Marketing

Sidoqoftë, Muetzenich tha se dhoma e ulët do ta votojë projektligjin në mars. “Kam shumë besim se shumica e grupit parlamentar të SPD-së do të votojë për” tha ai./albora.ch/

Marketing