Ministria gjermane e shëndetësisë ka njoftuar sot se Qeveria planifikon që gjatë verës të suspendohen për hyrje në atë vend masat e dëshmimit të vaksinimit, testi negativ apo shërimi nga Covidi 19.

Marketing

Ministri i shëndetësisë Karl Lauterbach ka deklaruar se ky rregull, i cili ka të bëjë me personat me moshë mbi 12 vjeç pa marrë parasysh vendin e ardjes, do ë suspendohet nga 1 qershori deri në fund të gushtit.

Nga fillimi i marsit, Gjermania në listën e “zonave me rrezik të lartë” nuk e numëron asnjë vend. Javët e kaluara, numri i rasteve të konfirmuara të infektimit me virus në këtë vend bie konstant, ndërsa shumica e masave të jashtëzakonshme janë hequr.

Qeveria javën e kaluar ka njoftuar se do të shpnzojë edhe 830 milionë euro për sigurimin e vaksinave./albora.ch

Foto: Pixabay / Ilustrim

Marketing