- Ndonëse në Austri nga 1 qershori qytetarët nuk duhet të mbajnë maska mbrojtëse për shkak të COVID-19, në Vjenë u vendos që kjo masë të mbetet në fuqi në disa vende.
Ndonëse në Austri nga 1 qershori qytetarët nuk duhet të mbajnë maska mbrojtëse për shkak të COVID-19, në Vjenë u vendos që kjo masë të mbetet në fuqi në disa vende.
Marketing
Pasi ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Johannes Rauch, tha se detyrimi për vënien e maskave në Austri hiqet përkohësisht nga 1 qershor, kryetari i bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig, njoftoi se kryeqyteti do ta mbajë atë masë.
Ludwig tha se detyrimi për të mbajtur maska FFP2 në Vjenë do të mbetet në fuqi në transportin publik, farmaci, zyrat e mjekëve dhe spitalet.
Ai shpjegoi se këto janë vende ku vijnë persona nga grupet e rrezikut, të cilët duhet të mbrohen me atë masë
“Ne kemi qenë gjithmonë në anën e sigurt gjatë gjithë pandemisë,” tha Ludwig.
Foto: Pixabay
Marketing