Një shtetas 37 vjeçar i Kosovës është dënuar me pesë vjet burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij 36 vjeçar, po ashtu nga Kosova, me dy vjet e shtatë muaj burg, pasi akuzohen se ata kanë përvetësuar ekskavatorë, ngarkues me rrota dhe pllaka vibruese në vlerë 1.4 milionë euro.

Marketing

Mes dhjetorit 2019 dhe korrikut 2021, i akuzuari 37 dhe 36 vjeç me një rrjet kompanish, emra fiktivë dhe pasaporta të falsifikuara, merrnin me qira miniekskavatorë, ngarkues me rrota dhe targa vibruese, ndër të tjera, transmeton albora.ch.

Sipas aktakuzës, ata thuhet se i kanë marrë me qira ose i kanë shitur pajisjet që nuk janë kthyer në të gjithë Gjermaninë.

Të dënuarit do të dëbohen pas vuajtjes së burgut. Dy kosovarët e arrestuar edhe ashtu nuk po qëndronin legalisht në Gjermani./albora.ch/

Marketing