Biblioteka kombëtare zvicerane duhet të bëhet një institucion i orientuar drejt së ardhmes dhe t’i ofrojë publikut një hapësirë për takim, frymëzim dhe inovacion.
Për këtë qëllim, zyra federale për ndërtim dhe logjistikë, nisi një mandat studimi për rinovimin e plotë të saj, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.
Ndërtesa aktuale, ishte ndërtuar në vitin 1931, konsiderohet një dëshmi e rëndësishme e “Lëvizjes Moderne” dhe klasifikohet si një monument historik.
Në vitin 1994 dhe 2008 u zgjerua më vonë me shtimin e dy depove nëntokësore.
Që nga viti 1989, ndërtesa ka strehuar Zyrën Federale të Kulturës.
Gjashtë grupe stilistësh do të zgjidhen mes kandidatëve të ndryshëm, derisa fundi i procedurës, me zgjedhjen e projektit fitues, është planifikuar për në dhjetor./albora.ch/