Britania e Madhe së shpejti mund të hyjë në luftë me Rusinë me ushtarët, marinarët dhe pilotët britanikë që luftojnë forcat e Putinit në një front të ri në Evropën Lindore, paralajmëroi një ish-gjeneral britanik.

Marketing

Gjenerali Sir Richard Shirreff, ish-zëvendës komandanti suprem i NATO-s, ka thënë se linja e parë e mbrojtjes së Britanisë është tani kufiri i ish-shteteve sovjetike që kanë frikë se mund të jenë të radhës pas pushtimit të Ukrainës, shkruan Daily Mail.

“Ekziston mundësia që ne si komb së shpejti të jemi në luftë me Rusinë. Ne në këtë vend duhet të pranojmë se siguria jonë nuk fillon në shkëmbinjtë e bardhë të Doverit, por fillon me pyjet e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë”, tha ai.

Sipas gjeneralit anglez në pension, është shumë e mundur që lufta të zhvendoset edhe në vendet tjera të NATO-s. Ai shtoi se Putin do të kërkojë të jo vetëm Ukrainën, por edhe vendet tjera në rajon./albora.ch/

Marketing