Është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Drenas.

Marketing

Policia bën të ditur se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete nga familjarët në një dhomë të shtëpisë së tij. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë gjete dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishek, dy predha dhe katër gëzhoja të fishekëve”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

Albora.ch

Marketing