Shqiptari Ylli Mera i zhdukur prej 5 ditësh në Greqi është gjetur i vdekur.

Marketing

Ai humbi gjurmët mesditën e 1 nëntorit në zonën e Arethousa, Selanik.

Mediet greke bëjnë me dije se trupi i tij është gjetur në një zonë pyjore të Arethousa-s, ku kishte shkuar me një 59-vjeçar grek për të prerë dru.

Sipas informacioneve, 51-vjeçari ka mbetur i plagosur gjatë operacionit me sharrë elektrike në kofshë ashtu si edhe 59-vjeçari, të cilët punonin së bashku.

Më pas 59-vjeçari e ka lënë me gjakderdhje të pakontrolluar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e të birit.

59-vjeçari pretendoi se nuk dinte asgjë për fatin e tij.

Pasditen e djeshme u zbulua se ai e kishte lënë të mbuluar me gjak por rrëfeu se ishte një aksident. Në fakt, mësohet se 59-vjeçari i ka hedhur në rrugë edhe celularin shqiptarit për të shmangur zbulimin.

59-vjeçari dhe djali i tij janë arrestuar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Marketing