Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovë, Donika Gërvalla, në Këshillin e Sigurimit ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po përgatit agresion në mënyrë ushtarake e ideologjike.

Marketing

Ajo ka thënë se Vuçiq në vend që të kërkoj falje për krimet serbe ai tashmë me mbështetjen e Rusisë Imperialiste po kërcënon për agresion ushtarak dhe ideologjik.

“Serbia me mbështetjen e Rusisë imperialiste është bërë edhe njëherë kërcënim, Vuqiqi   po përgatitet për agresion në mënyrë ushtarake e ideologjike….”, ka thënë ministrja Gërvalla.

Gërvalla në fjalën e sajë ndër të tjera ka përmendur edhe periudhën kur Aleksandër Vuçiq, ishte ministër i propagandës i kriminelit, Sllobodal Millosheviq.

Ajo tha se Vuçiq, në vend që të kërkoj falje po vazhdon me propagandë dhe lavde për kriminelët duke i shpallur heronjtë.

Ajo ka thënë se vitin e kaluar Kosova regjistroi më shumë se 10 për qind rritje ekonomike dhe rritje rekorde të investimeve të huaja.

Gërvalla ka thënë se lufta e tyre për sundimin e së drejtës po njihet.

Atë mund ta ndiqni duke klikuar këtu.

Marketing