Të gjitha vendet anëtare të grupit G7 të vendeve të industrializuara janë zotuar të heqin gradualisht importin e naftës ruse, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Marketing

Vendimi “do t’i japë një goditje të rëndë arteries kryesore që ushqen ekonominë (Vladimir) Putin dhe do ta privojë atë nga të ardhurat që i nevojiten për të financuar luftën e saj” kundër Ukrainës, shtohet deklarata.

Udhëheqësit e G7 mbajtën një video-konferencë, takimi i tretë i këtij viti, në prani të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Deklarata nuk specifikon se cilat angazhime janë marrë nga shtetet anëtare të G7-s individualisht, përkatësisht Gjermania (e cila është kryesuese e këtij viti G7), Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Zgjedhja e datës për videokonferencën e liderëve të G7 është shumë simbolike, me evropianët që festojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë më 8 maj.

Takimi u organizua edhe një ditë para paradës ushtarake më 9 maj në Rusi, ku festohet Dita e Fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste.

Vendet perëndimore deri më tani kanë koordinuar shumë ngushtë njoftimet e tyre për sanksione kundër Rusisë, por ato nuk kanë ndjekur të njëjtin ritëm kur bëhet fjalë për naftën dhe gazin rus.

Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk janë një konsumator i madh, tashmë kanë ndaluar importin e energjisë ruse.

Vendet anëtare të BE-së, nën presionin për t’iu bashkuar sanksioneve, por shumë më të varura nga Rusia për energjinë ruse, po vazhdojnë sot negociatat intensive për vendosjen e një embargoje ndaj naftës ruse.

Marketing