Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior – NATO, ka bërë të ditur se kjo javë ishte e ngarkuar në aspektin e fushës ajrore.

Marketing

“Forcat mbrojtëse ajrore dhe raketore të NATO-s nga Franca, Çekia, Holanda e Gjermania kryen spektrin e plotë të operacioneve ajrore, duke siguruar vigjilencë dhe gatishmëri në Evropën Lindore”, thuhet në një postim në Twitter të aleancës.

Kujtojmë se pas agresionit rus në Ukrainë, Kremlini ka kërcënuar Finlandën dhe Suedinë, nëse ato tëntojnë të bëhen pjesë e NATO-s me pasoja të rënda ushtarake e politike.

Marketing