Është përmbyllur Swissbau, panairi më i madh i ndërtimtarisë në Zvicër.

Marketing

8 prodhues kosovarë prezantuan denjësisht cilësinë e ofertës së tyre për tregun evropian.

Për të katërtën herë me radhë kompanitë nga Kosova po marrin pjesë në Panairin më të madh të ndërtimit Swissbau, që po mbahet në Bazel të Zvicrës, nga data 3-6 maj 2022.

Valbona Fazliu-Rrecaj, Ministre-Këshilltare në Ambasadën e Kosovës në Bernë, shpreh kënaqësinë që tashmë është arritur që Panairi Swissbau të kthehet në një ngjarje tradicionale e cila ka ndihmuar në ngritjen e urave të bashkëpunimit mes kompanive nga Kosova dhe atyre nga Zvicra. Kjo pastaj ka rezultuar me nënshkrimin e kontratave bashkëpunuese mes tyre. Në këtë linjë, diplomatja Fazliu-Rrecaj ka njoftuar prodhuesit kosovarë për mundësitë që ofron Ambasada e Republikës së Kosovës për përkrahje në përpjekjet e tyre për të depërtuar në tregun zviceran, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në mbështetje të kompanive të Kosovës, kryetarja e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, znj.Merita Pinta, ka vizituar eksponatet me produkte të kompanive kosovare të ekspozuara në këtë panair, i cili është njëri nga panairet më të mëdhenj ndërkombëtarë të mobilerisë dhe të interierit./albora.ch/

Marketing