Sadik Lala, mjeku i Gert Shehut që ditën e djeshme goditi me grusht në mes të turmës kreun e PD-së Sali Berisha tha se 31-vjeçari vuan nga psikoza.

Marketing

Në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha se i riu vuan dhe nga halucinacione.

“Personi vuan nga psikoza, në gjuhën  përditshme të popullit thuhet paranoja  dhe paranojat janë disa llojesh. Psikotik quhet një person që ka çrregullime të perceptimit dhe këtu fute halucinacione, futen besimet e gabuara dhe forma më e keqe e halucinacione janë halucinacione dëgjimore kur personat krijojnë zëra”- theksoi ai.

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.

Ai goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.

Shehu u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë.

Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi.

Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për ngjarjen.

Marketing