Zjarri i madh ka shkrumbuar supermarketin “Viva Fresh Store”, në Ferizaj të Kosovës.
Marketing
Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku në vendngjarje shkuan zjarrfikësit dhe policia, të cilët treguan se vetëm pas disa ore luftë me flakët, në mëngjes zjarri është vënë nën kontroll.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, tha se “zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ka asnjë të lënduar”, transmeton albora.ch.
Dëmet e kompanisë kanë qenë të mëdha.Një hetim nga prokuroria ka nisur për shkaqet e zjarrit./albora.ch/
Marketing