Artisti kosovar Alkent Pozhegu, një specialist në mozaikë të bërë nga fara, është bë shpesh pjesë e mediave ndërkombëtare e njëjtë ndodhi edhe dje, e martë.

Marketing

Pozhegu ka krijuar një portret prej 7.5 metrash katrorë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Gjakovë.

Pozhegu ekskluzivisht për albora.ch thotë, se nuk e njihte Zelenskin para pushtimit rus, por se lideri “ka frymëzuar të gjithë botën”.

“Si ide jam frymzu nga presidenti i Ukrainës se këto ditë flet e tërë bota për forcën e mbështetjen si i jep popullit të vet dhe ka arrit të bëjë bashkë tërë Evropën e ndoshta tërë botën që sa më shpejt të përfundoj luftën. Jeta është shumë e bukur kur e shijon me paqe”, është deklaruar ai.

Alkent Pozhegu ka marrë tri certifikata nga libri i rekordeve Guinness, për artin e veçantë që bën.

“Me ketë punë merrem gjatë tërë jetës. Sfida më e madhe është shumë e vështirë të gjejë përkrahje sepse kam një oqean të pafund me ide në kokë”.

Në mesin e shuë figurave që ai i ka jetësuar në mozaik, thotë se më përzemër e ka artistën e madhe shqiptare, Rita Ora.

“Mozaiku më i veçantë është edhe do të mbetet në jetën time, Rita Ora”, ka deklaruar mes tjerash ai.

Artisti kosovarë është i njohur për portretet mozaik pasi ai ka bërë portrete edhe të politikanëve të huaja si kancelarja Merkel, presidentin Amerikan Joe Biden dhe ish-presidentin Donald Trump.

Cilat janë synimet e tij për  të ardhmen, a është Guinness synimi i tij afatshkurtër?

Sigurisht, kam disa ide të tentoj prapë për redordet të Guinness, besoj që prapë me kokrra do të jetë dhe do të jetë spektakulare.

Një lajm të mirë na dha Alkenti, artisti kosovar, se në mars do të hap një ekspozitë arti me kokrra në Prishtinë. /albora.ch/

Marketing