Udhëheqësit e Finlandës kanë mbështetur aplikimin për t’u bërë pjesë e NATO-s ndërkohë që edhe Suedia mund të bëjë të njëjtën gjë brenda disa ditësh, dy muaj e gjysmë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, veprim ky që përçoi mesazhe frike tek fqinjët e Moskës.

Marketing

Pas qëndrimit të Finlandës, Kremlini reagoi duke paralajmëruar se do të detyrohet të ndërmarrë hapa hakmarrëse “ushtarako-teknike”.

Ndërkohë, në terren, forcat ruse goditën zonat në lindje të Ukrainës, duke përfshirë pjesën e fundit të rezistencës në Mariupol, si pjesë e ofensivës për të marrë rajonin jetik industrial të Donbasit, derisa Ukraina rimori disa qytete dhe fshatra në verilindje të vendit.

Presidenti dhe kryeministri i Finlandës njoftuan se shteti i tyre duhet të aplikojë menjëherë për anëtarësim në NATO, paktin e mbrojtjes ushtarake i themeluar pjesërisht për të kundërshtuar Bashkimin Sovjetik.

“Ju (Rusia) e shkaktuat këtë. Shikoni në pasqyrë”, tha këtë javë presidenti finlandez, Sauli Niinisto.

Parlamenti i Finlandës duhet të vendosë për këtë çështje por njoftimi për gatishmërinë për aplikim do të thotë se Finlanda është e sigurt se do të aplikojë – dhe do të pranohet – megjithëse procesi mund të marrë muaj për të përfunduar. Suedia, gjithashtu, po shqyrton aplikimin.

Para pak ditësh, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca do të mirëpresë Finlandën dhe Suedinë me krahë hapur.

Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëroi se Moska “do të detyrohet të ndërmarrë hapa hakmarrës të karakteristikave ushtarako-teknike dhe të tjera, në mënyrë që të kundërshtojë kërcënimet e reja ndaj sigurisë së saj kombëtare”./albora.ch/

Marketing