Mërgimtarët që po udhëtonin në drejtim të Kosovës nëpërmjet Kosovës, ishin të parët që u përballen me barrikadën e vendosur nga serbët 2 kilometra larg pikës kufitare në Merdare.

Marketing

Kjo barrikadë e vendosur nga serbët ka pamundësuar që mërgimtarët të hyjnë në Kosovë.

Sipas informatave të Albora.ch mërgimtarët u bllokuan nga një grup prej 20 deri 50 serbë pas kalimit të qytetit të Kurshumlia që të çon në drejtim të Merdares.

Bllokada e vendosur në Serbi

Mësohet se ndaj mërgimtarëve shqiptar është përdorur edhe shok-bombë apo bombë trulluse.

Po ashtu, mediumi mëson se për bllokim të rrugëve janë përdorur kamionë, traktorë, e vetura civile.

Sipas barrikaduesëve, kjo është bërë në shenjë mbështetjeje për serbët e Kosovës.

Bllokada e vendosur në Serbi

I menjëherë hershëm ishte reagimin i institucioneve të Kosovës.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar mbrëmë se është mbyllur pika kufitare në Merdare.

Në njoftimi thuhet se qytetarët duhet të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare më Serbinë.

“Pikë Kalimi Kufitar në Merdare është i mbyllur për Hyrje-Dalje për faktin se në Republikën e  Serbisë janë vendosur barrikada rreth 2 kilometra nga Kufiri në Merdare.

Deri në njoftim tjetër PKK Merdare do jetë e mbyllur. Të shfrytëzohen Pikë Kalimet Kufitare tjera!”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Pas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka reagua edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në reagimin e MPJ-së thuhet se grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdarë.

Ata kanë kërkuar nga bashkatdhetarët dhe qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim.

May be an image of text
Njoftimi i MPJ-se

“Grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdarë.

Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Sipas MPJ-së qytetarë mund t`i përdorin pikat kufitare si Mutivodë, Dheu i Bardhë, si dhe opsion tjetër është edhe pikë-kalimi kufitar i Preshevës.

“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit”, thuhet në njoftim.

Mediave serbe kanë shkruar se edhe sot ka vazhduar të qëndrojë kjo barrikadë.

Sipas tyre, në vendin e ngjarjes gjenden edhe punonjësit policisë.

Bllokada e vendosur në Serbi

“Bllokada e rrugës në Merdar, rreth dy kilometra para vendkalimit administrativ në drejtim të Kurshumlisë, vazhdon. Rruga është bllokuar mbrëmë nga banorët e fshatrave përreth, siç thonë ata, në mbështetje të serbëve nga veriu i Kosovës. Kalimi administrativ u mbyll nga shqiptarët në mënyrë që të mos kalohet dot as në këmbë.

Në postblloqe ndodhen punonjës policie”, kanë shkrua mediat serbe.

Kurse, nuk është raportuar se çfarë veprime kanë marrë sot institucionet e rendit të Serbisë, për largimin apo jo të barrikadave.

Në anën tjetër Policia e Kosovës, ka kërkuar nga qytetarët që të mos kalojnë nga pikat kufitare në Jarinjë, Bërnjak dhe Merdarë.

“Bllokimi rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare Merdare e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim. Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare Jarinje, ”Bernjak” dhe Merdare, deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.      

Ndërkaq, në Kosovë vazhdojnë të jenët të bllokuara dy pika tjera kufitare me Serbinë që nga 10 dhjetori.

Pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë u bllokuan në shenjë revolte të arrestimit të ish policit serb, Dejan Pantiq. Ky i fundit u lirua sot nga paraburgimi, dhe i është vendosur masa arrest shtëpiak.

Ky ka qenë një ndër kushtet kryesore për zhbllokimin e barrikadave, ndërkaq nuk dihet nëse do të lirohet rruga nga serbët, duke i hequr barrikadat e vendosura.

Marketing