Pedagogu shqiptar në Zvicër Taulant Lulaj, një njeri tejet pozitiv dhe i buzëqeshur na tregon se duhet qenë pozitiv gjithmonë për të treguar se kur buzëqeshim jemi mirë.

Marketing

Këtë javë në emisionin “Fol Shqip Show” ka qenë i ftuar Taulant Lulaj një pedagog që në detaje ka shpjeguar më shumë për fëmijët më deficid të vemëndjës apo sistemi i digjitalizuar në shkolla e sidomos sjelljën e fëmijëve në shkolla.

Taulant Lulaj  është pedagog shqiptar në shkollat e Zvicrës, derisa më parë kishte qenë edhe drejtor i një shkolle zvicerane më 80 mësues, shkruan Albora.ch.

Ai ka treguar edhe për kohë kur në Zvicër kishte shumë pak mësuës shqiptarë apo fare hiq, por që tani është duke parë se shumë të rinj apo të reja shqipëtare janë duke kryer shkollimin për mësues dhe disa nga ta edhe i ka trajnuar si pedagog.

Lulaj po ashtu ka thenë se arsimimi është e vetmja menyrë që ne si diasporë të ecim para. Shumica e klientëve të mijë janë më shumë zviceran, sepse këta e njohin më mirë sistemin arsimor zviceran dhe kërkesat i kanë të çarta dhe e dinë çfarë duan.

Taulant Lulaj është i specializuar për fushën AHDS në gjuhën shqipe “Deficit i vemëndjës dhe çrregullim i hiperaktivitet, që mund të këtë probleme për strukturim apo orientim.

Ai gjatë emisionit ka folur për studimet dhe punën që e bën në Zvicër. Po ashtu, ai e ka komentuar edhe një rast që ka ndodhur në një shkollë të Kantonit Argau, kur një fëmijë zviceran kishte folur shqip me disa fëmijë shqiptarë në një kopsht në Kantonin Argau.

Po ashtu, ai ka thënë se e pëlqen punën e tij pasi që ka kontakt më shumë njerëz.

Taulant Lulaj

“Unë jam Taulant Lulaj, jam mësues, pedagog, masterin e kam përfunduar për fëmijët me nevoja të veçanta. Po ashtu, kam trajnuar praktikantet apo studentet që do të bëhen mësuese. Më ka pëlqyer lëmia, më ka pëlqyer shumë dhe e kam vërejt që jam në rrugën e duhur. Më herët kam qenë në zyre, nuk më ka kënaq sepse kam qejf më punuar më shumë më njerëz”, ka deklaruar Lulaj.

Gjithashtu, Lulaj ka treguar se çfarë dëmi i shkakton teknologjia fëmijëve.

Ai ka thënë se është ngarkesë e madhe për fëmijët, duke marr shembull përdorimin e Yotube-s.

Taulant Lulaj

 “Nuk ka ndonjë rregull, por thuhet se deri në moshën tri vjeçare nuk duhet t`i përdorin as mos ta shikojnë televizorin, p.sh në Youtube mësohet anglishtja pak a shumë, shumë prindër thonë se fëmija im ka mësuar anglisht, por nuk besoj pasi kjo ka njëfarë substance, unë më shumë mendoj që të bën dëm, pasi kjo është shumë efekt për fëmijën, jetë është shumë më e ngadalshme, me shumë ngjyra, me shumë storje, me shumë persona, e ndërron kanalin ose e ndërron videon të vjen diçka krejtësisht tjetër. Asnjë fëmijë në atë moshë nuk është në gjendje m`i përvetësu ato çka ka pa”, ka shpjeguar ai.

Po ashtu, u diskutua edhe për rastin që ka ndodhur në Kantonin Argau në Zvicër, ku një shkollë i ka ndaluar nxënësit të flasin gjuhë tjera përveç gjermanishtes.

“Ky vendim është i padrejtë, shkurtëpamësi në një mënyrë. Gjithmonë kur e bën një sanksion apo një rregull çka është efekti, çfarë mendimi ki për me arrit me atë mënyrë. Shkolla kur të përfundon, fëmijët hypin në autobus, vazhdojnë me fol shqip”, ka theksuar ai.    

Albora.ch

Marketing