Agron Pajaziti është një shqiptar tjetër që ka qenë i ftuar në emisionin Fol Shqip Show.

Marketing

Pajaziti nuk është emër i panjohur për publikun, ai njihet si kampion i karatesë, ekspert i arteve marciale, artist e aktor.

“Unë si 12 vjeçar kam emigruar në Zvicër, e kam pasur si pasion karatenë, e kam cekur edhe në intervistat e më hershme. Ajo më ka bind që ta gjej veten aty ku duhet me qenë, si në sport, në disiplinë, në rregulla, në jetë”.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

“Ajo më ka shty që të arri edhe në filma, kjo ka qenë për mua një shaka sepse nuk e kam pritur nga vetja që mundem me arrit me luajt me ndonjë film. Nuk ka qenë ëndërr e imja, me thanë që dua me realizu, por e kam menduar, por kam thanë “jo nuk ndodh”, me kalimin e kohës  e kam vërejt se ka këtu se ka diçka”, ka treguar Pajaziti.

Gjatë intervistës, ka folur edhe për jetën e tij sportive, siç janë artet marciale.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

Po ashtu, ai ka treguar se pse duhet një njeri të ushtrojë apo të merret me artet marciale.

“Krejt varet nga personaliteti, varet sa je i inkuadruam, i angazhuar, sa i kushton rëndësi vetës. Kjo bëhet me kalimin e kohës, edhe ti sa më shumë që e praktikon vetveten tënde, çdo njeri e ka vlerën e vet, çdo karakter e ka vlerën e vet, psh nëse e merr një diamant, nëse e pastron e rregullon, ja hyp vlerën, edhe sporti njëriun e identifikon me talent  e tij me kontributin e tij, me artin e tij”, ka theksuar ai.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

Po ashtu, ai ka folur për rolin në filmin e tij më të ri “No time to think”.

Më tej, ka treguar se kur do të bëhet premiera e këtij filmi.

“Unë para kohës së pandemisë që kam qenë në intervistë e kaluar, kam pasur një premier të një filmi, kjo ka qenë në vitin e kaluar, për shkak të pandemisë pak ka ngecur gjithçka.  Ajo është realizuar është në kinematografin gjermane. Kurse, në filmin e ri që kam luajtur para katër muajve, është filmi “No time to think”, ky ka të bëj me aktor botëror, por edhe me aktor amerikan të Hollywood-it”.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

“Që kanë luajtur në filma në vitet e 80ta-90ta të arteve marciale. Unë po lidhem pak kah filmat aksion, që janë me figura të aksioneve, edhe kjo pritet premiera vitin e ardhshme me ndodhë për këtë film”, ka shpjeguar Pajaziti.

Marketing