Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora është kthyer në Britani të Madhe me të fejuarin e saj regjisor, Taika Waititi.

Marketing

Ylli i muzikës dhe Taika Waititi u panë dje së bashku për herë të parë që nga fejesa – teksa u transferuan në rezidencën e saj në Londër, shkruan The Sun.

Rita, 31 vjeçe, e cila ka kaluar pjesën më të madhe të dy viteve të fundit në Los Angeles dhe Australi, kishte veshur një bluzë të zezë sportive dhe mbulesë teksa mbante shishe me ujë, ndërsa regjisori me prejardhje nga Zelanda e Re Taika, 46 vjeç, ishte i veshur me një xhaketë dhe kapele bejsbolli.


Ata më vonë u mbajtën dorë për dore teksa shëtisnin në një pijetore pranë shtëpisë në Londrën Veriore, të cilën Rita e bleu për tetë milionë funte vitin e kaluar.

Një kalimtar që i pa ata tha: “Është e pazakontë të shohësh Ritën në lagje këto ditë – ajo bleu shtëpinë, por u largua nga vendi pothuajse menjëherë më pas dhe mezi ka kaluar kohë atje”.

“Por ata po blinin gjëra dhe po ngarkonin disa gjëra të tjera dhe është e qartë se ky do të jetë vendi ku ata e quajnë shtëpi, të paktën për një kohë”.

Rita filloi të takohej me regjisorin e “Thor: Ragnarok”, Taika Waititin, 18 muaj më parë.

The Sun zbuloi muajin e kaluar se ata ishin fejuar dhe po përgatisnin një ceremoni të qetë, para një feste të mrekullueshme më vonë gjatë verës.

Marketing