Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka uruar babain për ditëlindje.

Marketing

Rita ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi nga fëmijëria dhe në fjalët dedikuar të atit, e cilëson atë si të pabesueshëm dhe i dërgon shumë dashuri, shkruan albora.ch.

Këngëtarja e ka falënderuar babain që gjithmonë e ka udhëzuar në rrugën e duhur.

“I dashur baba, faleminderit që më udhëzove gjithmonë në rrugën e duhur. Unë jam shumë me fat që të kam ty, saqë numëroj yjet e mi me fat çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Rita në Instagram krahas fotografive. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing