Separatistët pro-rusë dhe Garda Kombëtare e Ukrainës akuzuan njëri-tjetrin për dështimin në krijimin e një korridori humanitar nga qyteti ukrainas Mariupol të dielën, hera e dytë që palët u përpoqën ta funksionalizonin atë, transmeton albora.ch.

Marketing

Televizioni “Ukraina 24” tregoi një luftëtar të Regjimentit Azov të Gardës Kombëtare, i cili tha se forcat ruse dhe pro-ruse që kanë rrethuar qytetin vazhduan të bombardojnë zonat që ishin menduar të ishin të sigurta shkruan reuters.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi një zyrtar të administratës separatiste të Donetskut, i cili akuzoi forcat ukrainase për mosrespektim të armëpushimit të kufizuar.

Zyrtari separatist tha se vetëm rreth 300 njerëz janë larguar nga qyteti. Autoritetet ukrainase kanë thënë më herët se kanë planifikuar të evakuojnë mbi 200,000 njerëz nga Mariupol. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing