Politikanja 57-vjeçare franceze Nathalie Loiseau udhëtoi në Ukrainë për bisedime mbi tensionet në lindje.

Pas kthimit, ajo dha një intervistë për gazetën “Le Point” dhe shpjegoi në të se BE-ja nuk duhet të sillet ndaj Moskës si një “Zvicër e trashë dhe e çalë”, transmeton albora.ch.

Nuk kaloi shumë dhe ndërhyri ambasadori zviceran në Paris, Roberto Balzaretti.

Ai i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se në thelb ishte dakord me përmbajtjen, por zgjedhja e fjalëve nga Loiseau ishte “shumë e gabuar”.

Megjithatë, ambasadori falënderoi 57-vjeçaren që përmendi Zvicrën.

“Faleminderit që përmendët Zvicrën. Për dekada ne kemi qenë të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë në Evropë dhe në botë. Me diskrecion dhe vendosmëri në krah të partnerëve tanë, si Franca dhe BE-ja”, shkroi ambasadori./albora.ch/

Marketing
Marketing