Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërcënoi mediat turke me hakëmarrje nëse ato publikojnë përmbajtje që shkelin vlerat thelbësore të vendit, një veprim që mund të jetë një prelud për rritjen e censurës në këtë sektor.
Në një deklaratë të botuar në Gazetën Zyrtare, Erdogan tha se masat ishin të nevojshme për të mbrojtur “kulturën kombëtare”.
Erdogan nuk specifikoi se cila do të ishte përmbajtja e dëmshme, por tha se do të ndërmerren veprime ligjore, raporton reuters, përcjellë albora.ch.
Presidenti Erdogan është në pushtet për gati 20 vjet dhe shpesh ka kritikuar përmbajtjen mediatike që nuk është në përputhje me vlerat konservatore – islame të mbrojtura nga partia e tij, AKP.
Turqia e ka forcuar kontrollin e saj mbi median vitet e fundit dhe se rreth 90 për qind të mediave më të mëdha janë në pronësi të njerëzve të afërt me qeverinë./albora.ch/